Sejdiu: S’do të lejohet të rrënohet ajo që është ndërtuar në Kosovë, Asociacioni s’ka përgjegjësi ekzekutive

Aktuale

Sejdiu: S’do të lejohet të rrënohet ajo që është ndërtuar në Kosovë, Asociacioni s’ka përgjegjësi ekzekutive

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 21:28
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi se pavarësisht tensioneve në veri të Kosovës dhe rrethanave të reja gjeopolitike, nuk do të rrënohet gjithçka që është ndërtuar në Kosovë.

Sejdiu pyeti se pse gjithë ky hezitim në cilësimin e asaj që ka ndodhur në veri.

“Serbia është mësuar me gjëra të tilla dhe se ajo është e gatshme të bëjë gjëra të tilla sërish. Ka instrumente që nuk do të lejojnë të rrënohet e gjithë kjo që është ndërtuar”, tha Sejdiu.

Në procesin e dialogut, Sejdiu tha se “diçka nuk ka ecur”, ndërsa i pyetur për akuzat e kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësve europian, ai tha se “mund të ketë edhe hidhërime të nganjëhershme për çështje që mund të quhen të njëanshme”.

Sejdiu tha se duhet të gjendjet një zgjidhje e favorshme për krejt kontinentin.

“Shpesh herë si president kam kërkuar që të ketë intervenim, jo ushtarak, por i sistemit doganor për ta parandaluar një kontrabandë të tillë”, tha ai, duke folur për veriun.

Për Kosovën, Sejdiu tha se është e rëndësishme që dialogu të mos ketë alternativë.

“Duhet të kemi kujdes. Por kjo s’duhet të thotë se duhet të pranojmë gjithçka”, u shpreh tutje.

“Asociacioni nuk ka asnjë përgjegjësi ekzekutive dhe s’duhet të ketë tendencë për thyerjen e karakterit unitar të shtetit të Kosovës”, deklaroi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat