Lekaj: VV na ka akuzuar që kemi bërë projekte të asfaltit, tash krenohen me projektet tona

Aktuale

Lekaj: VV na ka akuzuar që kemi bërë projekte të asfaltit, tash krenohen me projektet tona

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 00:38
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka asnjë projekt madhor në fushën e infrastrukturës me të cilin do mund të krenohen.

Ai ka thënë se dikur kjo qeveri i kritikonte AAK-në për shtrim të asfaltit, ndërsa sot po e bëjnë të njëjtën gjë.

“Këta na kanë akuzu ne që kemi bërë vetëm projekte të asfaltit, atëherë si i bie edhe kjo, që këta po krenohen me projektet tona, me idetë tona, sepse asnjë projekt të ri nuk e kanë zhvilluar. Edhe këto që i kemi lënë ne të nisura, sot e kësaj dite janë vetëm ne mënyrë simbolike që kanë filluar dhe për tri vite pothuajse asgjë nuk ka ndodhur. Tani nuk e di a është kryer fizibiliteti i asaj rruge (Tetovë-Prizren) por është rrugë e pranueshme, e domosdosshme dhe unë i përgëzoj nëse ia dalin që kjo rrugë të ndërtohet”, deklaroi deputeti i AAK-së.

Lekaj tha se Autostrada e Dukagjinit u pengua për arsye politike.

“Çdo rrugë është e mirëseardhur sepse nuk ka zhvillim ekonomik pa zhvillim të infrastrukturës. Autostrada e Dukagjinit është goditur politikisht, është hequr”.

“AAK nuk ka inate nëse bëjnë diçka të mirë në këtë vend. Ne kemi inate për mospunën. Janë praktikantë, po shkojnë si praktikantë. Më çuditë fakti se si një qeveri e tërë, për tri vite, ma thuaj një projekt që duhet me u krenu, ma thuaj një zhvillim ekonomik, një investitor të jashtëm apo në arsim sa çerdhet i kanë premtuar, i kanë ndërtuar vetëm dy dhe krenohen me ato. Është për të ardhur keq për punën që e kanë bo, s’kanë bo punë hiç”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat