Dr. Bytyçi: Franca ka presidentin më anti shqiptar, ‘godet’ Ramën dhe Vuçiqin: Kjo është porosia që ka marrë Baton Haxhiu

Aktuale

Dr. Bytyçi: Franca ka presidentin më anti shqiptar, ‘godet’ Ramën dhe Vuçiqin: Kjo është porosia që ka marrë Baton Haxhiu

Nga: N. Sh. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 17:24
Emmanuel Macron dhe Edi Rama

Profesori universitar, dr. Enver Bytyçi thotë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron është më anti shqiptar se çdo president i mëparshëm i këtij vendi.

Ai thotë se armiqësia e tij ndaj Kosovës, shpjegohet me afërsinë që ka me George Soros, Edi Ramën dhe Erion Velinë.

Sipas tij, sinkronet e Macron me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiq e kanë si burim miqësinë tradicionale të Parisit me Beogradin.

“Kur në vitin 1999 Franca dhe francezët vendosën kufirin dhunshëm te Ura e Ibrit, ata ishin të vetëdijsheëm se cilido president e qeveri që do të vinte, do ta mbështeste ndarjen e Kosovës dhe do ta shpërblente Serbinë me pasuritë e veriut të saj!”, thotë profesori.

Ai tregon se si ish presidentin Sarkozy kishte njohur Kosovën në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

“Kur presidenti Sarkozi njohu pavarësinë e Kosovës ditën e shpalljes së saj, madje në formën më kuptimplotë, u dukën disa shpresa se politika franceze ka ndryshuar. Por mesa duket qëndrimi i presidentit Sarkozy i dedikohet lidhjeve të tij të ngushta me presidentin amerikan, George W. Bush!”, thekson Bytyçi.

Tutje, profesori pohon se, tani Franca ka presidentin më anti-shqiptar, duke përmendur edhe lidhjet e tij me Sorosin, Ramën, Velinë dhe Vuçiqin

“Tani kemi në Francë një president më anti-shqiptar se çdo president i mëparshëm i këtij vendi. Armiqësia e tij ndaj Kosovës shpjegohet me afërsinë e Emmanuel Macron me George Soros, për pasojë edhe me Edi Ramën, Erion Velinë dhe velinat e tjera të Sorosit në Shqipëri, në Kosovë, në Bruksel e kudo gjetkë. Të gjitha sinkronet e Macron me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiq kanë si burim miqësinë tradicionale të Parisit me Beogradin”, shprehet ai.

Profesori Bytyçi thotë se, autoritetet e Kosovës duhet të shpallin hapur kundërshtimin e politikave pro-serbe.

Ai madje, përmend edhe Baton Haxhiun dhe porosinë që ka marrë.

“Prandaj mos u çudisni! Autoritetet e Kosovës duhet të shpallin hapur platformën e kundërshtimit të politikave pro-serbe e proteksioniste të Francës në Ballkan. Por kjo nuk mjafton. Duhen shpallur si kundërshtarë të gjithë ata, shqiptarë ose jo, politikanë ose jo, në pushtet ose jo, të cilët mbështesin dhe mbështeten te Franca e Macron! Mos keni iluzione as hezitime! Ndryshe nuk do ta çoni misionin tuaj deri në fund! Le të thotë Batoni se Kurti dhe Rama bëjnë luftë personale. Ai atë porosi ka marrë. Ju kundërvihuni politikave të këtyre autoriteteve anti-Kosovë!”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat