Ambasada e ShBA-së: Përzgjedhja e kryeprokurorit duhet të jetë e bazuar në merita

Aktuale

Ambasada e ShBA-së: Përzgjedhja e kryeprokurorit duhet të jetë e bazuar në merita

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:48
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se procesi për përzgjedhjen e zyrtarëve gjyqësorë, përfshirë kryeprokurorin e shtetit, duhet të jetë i drejtë dhe i bazuar në merita.

Ambasada ka thënë se pozicioni i SHBA-së për këtë proces nuk ka ndryshuar.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të vazhdueshme për sistemin e sundimit të ligjit në Kosovë”.

“Ne vazhdimisht kemi theksuar se procesi për përzgjedhjen e zyrtarëve gjyqësorë, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit dhe shefat e prokurorive, duhet të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita. Ky pozicion nuk ka ndryshuar”, thuhet në përgjigje për Kohën.

Një vit e gjysmë pasi Këshilli Prokurorial e zgjodhi Blerim Isufajn për kryeprokuror të ardhshëm të shtetit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nuk do ta dekretojë këtë emër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat