Abdixhiku: Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi

Aktuale

Abdixhiku: Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:58
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Qemal Minxhozi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Sipas Abdixhikut, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi.

“Pas 9 viteve shërbim, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi, si një njeri që përkundër sfidave jo fort të zakonshme politike, mbajti politikën shqiptare në përfaqësim të denjë, të matur e me plot ekselencë.

Për këtë dhe shërbimin e dhënë, i dhurova një Helmetë Ilire. Rrugëtim të mbarë ambasador. Paç gjithherë kujtime të mira për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat