Beqiri: Nuk mbaj mend që Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës

Aktuale

Beqiri: Nuk mbaj mend që Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Pas Adem Grabovcit, në cilësinë e dëshmitarit po dëgjohet edhe Ismet Beqiri ish-deputet nga radhët e LDK-së, i cili njëjtë si Grabovci edhe ai tha se nuk i kujtohet se kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

“Ajo që mund të them është se edhe në Kryesi të Kuvendit edhe në seanca ka pasur hedhje të gazit lotsjellës, por po them me përgjegjësi të plotë se nuk mbaj mend që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit z. Kunjufca ka hedhur gaz lotsjellës, por nuk mund të them diçka që nuk e mbaj mend”, ka thënë Beqiri.

Adem Grabovci: Nuk më kujtohet që ndonjëherë Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës

Prishtinë-Adem Grabovci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), thotë se nuk i kujtohet që ndonjëherë Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës.

Këtë deklarim Grabovci e ka bërë të mërkurën në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellëse në Kuvend.

Ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Musata. Grabovci po dëgjohet në seancë në cilësinë e dëshmitarit, në rastin ku Glauk Konjufca, atëherë deputet, po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës më 2016 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat