Analisti komenton zhvillimet në Bruksel: Taktikë interesante, nuk është as keq e as mirë

Aktuale

Analisti komenton zhvillimet në Bruksel: Taktikë interesante, nuk është as keq e as mirë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:03
Shenoll Muharremi

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar takimin që kryeministri Albin Kurti sot ka pasur në Bruksel me liderët evropianë.

Ai ka thënë se fakti që palët nuk u deklaruar për media pas takimit tregon për një taktikë të re.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo tregon se palët janë duke biseduar edhe pas takimit.

“Pak lajmet nga Brukseli momentalisht. Nuk kishte deklerata për media pas takimeve të larta. Taktikë interesante. Nuk është as keq as mirë. Dmth po bisedohet për momentin, është 'ëork in progress'. Nuk di nëse KM Kurti është nisur për tu kthyer menjëherë në Prishtinë apo ndoshta vazhdon me takime me sot me Borrell dhe Lajçak si 'folloë up' i asaj çfarë është diskutuar me 3shën e madhe Europiane. Si kam shkruar dje, bisedat e propozimet Europiane janë 1000x më të mira sesa luftërat Ballkanike.. gjithmonë duket pasur parasyesh një të ardhme jo vetëm të sigurtë por edhe funksionale për qytetarët”, ka shkruar Muharremi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat