“Lajçak dhe Borrell nën presion të dështimit”, Gashi “zbulon” aleatin e Kurtit dhe “arsyen” pse refuzoi Vuçiqi

Aktuale

“Lajçak dhe Borrell nën presion të dështimit”, Gashi “zbulon” aleatin e Kurtit dhe “arsyen” pse refuzoi Vuçiqi

Nga: N.E Më: 28 tetor 2023 Në ora: 07:48
Lirim Gashi

Analisti Lirim Gashi, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk dëshiron të nënshkruaj asnjë marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi.

Gashi në një shkrim ‘satirë politiko- fetare’, shprehet se Vuçiqi e ka luksin për të abuzuar me presionin jo serioz të ndërmjetësuesve pro serbë nga Spanja dhe Sllovakia që të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje pasi kjo do të zvogëlonte shanset e tij për të zgjedhje në Serbi.

Sipas Gashit, Lajçak dhe Borrell, më tepër kanë dëm sesa dob inga sjellja e tij.

“Kam përshtypjen se Vuçiq nuk dëshiron të nënshkruajë asnjë marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi.

Sepse e ka luksin për të abuzuar me presionin joserioz të ndërmjetësuesve pro serbë nga Spanja dhe Sllovakia që të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje që do të zvogëlonte shanset e tij për të marrë mbështetjen absolute të qytetarëve të Serbisë në zgjedhjet e parakohshme të radhës në Serbi.

Megjithatë, ndërmjetësit Lajcak dhe Borell kanë personalisht më shumë dëm sesa dobi nga sjellja e tij taktike sabotuese, ndaj ai do t'ju bëhet atyre gjithnjë e më shumë një gjemb në sy.

Sepse edhe ata janë nën presionin e dëshmimit të suksesit të tyre personal, përndryshe do të detyrohen t'i paketojnë karrierrat e tyre diplomatike në valixhe dhe t'i dërgojnë në ferr të mallkuar”, ka shkruar Gashi.

Ai tregon kë e ka aleat besnik në krah, kryeministri Kurti, gjersa shprehet me satirë se është duke shkruar biblën e parë anti fetare në historinë e njerëzimit.

“Albin Kurti ka vetëm një aleat besnik në krah. Dhe ai është Zoti i vërtetë shqiptar i gjithësisë që i urren kishat, xhamitë, sinagogat dhe objektet e ngjashme të shëmtuara fetare, që na kujtojnë errësirën mesjetare. Prandaj, në shenjë mirënjohjeje që e ndihmon të dalë gjithnjë me faqe të bardhë nga të gjitha kurthet dhe labirintet e tjera në dukje qorre, ai duhet t'i lutet Atij në shqip dhe t'ia ndalojë mësuesve fetarë shqipfolës të të gjitha feve që t'i luten në arabisht, latinisht dhe greqisht.

Meqë ra fjala tek fetë, desha t'ju informojë se kam filluar ta shkruaj Biblën e parë antifetare në historinë e njerëzimit, ndaj me siguri Jezu Krishti do të më vizitojë se shpejti në shpellë ku të paktën një herë në ditë fshihem si Muhamed Mustafai një mijë e katërqind vjet më parë, për të pasur qetësi nga pesë gratë dhe shtatë dashnoret e mia, ndërsa i kushtoj vëmendje të plotë qëllimit tim për t'u bërë i dërguari i ardhshëm dhe i fundit i Zotit në tokë.

Sapo ta arrij këtë objektiv, menjëherë do t'i ndalë të gjitha luftërat në botë duke i bashkuar të gjitha vendet më të fuqishme të botës kundër Serbisë, Rusisë dhe Kinës, dhe pastaj duke ia bashkangjitur territoret e tyre Kosovës.

Në atë Kosovë të madhe, do të kujdesem që të ketë vend edhe për karrierën politike të Edi Ramës, të cilin do ta emëroj Ministër për Pastrimin e Tualeteve Publike në të gjitha qytetet shqiptare, por portofoli dhe dikasteret e tij do të përbëhen vetëm nga një njeri, pra vetëm nga ai vetë.

Që në përkthim do të thotë se do të detyrohet që të gjitha tualetet publike t'i lëpijë me gjuhë gjatë pastrimit", shton Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat