Kryeziu: Konsistenca e Kurtit shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Vuçiqit

Aktuale

Kryeziu: Konsistenca e Kurtit shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Vuçiqit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:44
Taulant Kryeziu

Taulant Kryeziu, ish –zëvendësministër i Integrimeve Evropiane ka deklaruar se konsistenca e kryeministrit, Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë, ka shpërfaqë fytyrën e vërtetë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryeziu theksoi se Vuçiq nuk është i interesuar për të drejtat e serbëve lokal, por sipas tij, ai është i interesuar për aneksim të Kosovës.

“Sulmi terrorist dhe agresioni që bëri Serbia në pjesën veriore të Kosovës, ishte shkelje flagrante e nenit 3 të marrëveshjes, ku po cenohej sovraniteti, integriteti territorial, po cenohej Kushtetuta e Kosovës. Pra ishte një shuplakë fytyrës dhe unë e thash që konsistenca e Kurtit shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Vuçiqit karshi botës perëndimore, se ai nuk është i interesuar për të drejtat e serbëve lokalë në Kosovë, por ai është i interesuar për territor, ai është i interesuar për trazira në atë pjesë. Ai ishte i interesuar jo vetëm për aneksim vetëm të veriut, por të gjithë Kosovës”, tha ai.

Kjo sipas Kryeziut, “po shihet edhe në takimin e fundit edhe në letrën që i kanë lëshu presidenti Macron, Scholz dhe Meloni. Bëhet e qartë, të dy palët në një proces të dialogimit nuk mund të maksimalizojnë qëndrimet e tyre, ajo është e kuptueshme. As Kosova nuk mund ta arrijë 100 për qindshin e saj, por edhe pala tjetër duhet me dhanë atë që po kërkohet tanimë nga ndërmjetësit, Serbia duhet të shkojë drejtë njohjes de facto”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat