Lladrovci skeptik për heqjen e sanksioneve: Tregon kushtin që Kosova të largohet nga grupi i shteteve të ndëshkuara

Aktuale

Lladrovci skeptik për heqjen e sanksioneve: Tregon kushtin që Kosova të largohet nga grupi i shteteve të ndëshkuara

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:21
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se është skeptik që Bashkimi Evropian të largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, veçanarisht gjatë kësaj kohe.

Lladrovci thekson se, një gjë e tillë nuk do të ndodhë para liberalizimit të vizave.

“Sipas zhvillimeve të vitit të fundit, aq jemi të befasuar me goditje ndaj Republikës së Kosovës, nga brenda e jashtë, sa nuk e pres aq shpejtë të kemi befasi të mira, para liberalizimit të vizave, si heqja e sanksioneve dhe të largohemi nga grupi i shteteve me sanksione”, tha Lladrovci.

Sipas Lladrovcit që Kosova të largohet nga grupi i shteteve me sanksioneve duhet përmisim i raporteve me aleatët.

“Normalisht, sanksionet i konsideroj të padrejta, por, pres përmirësim të raporteve me aleatët dhe më shumë besim në shtetet e dëshmuara mike, me të cilët arritëm deri këtu, në krye me Amerikën, për t’i ikur kësaj situate ku goditen qytetarët me vonesa në realizimin e projekteve të prekura nga sanksionet”, tha Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat