Hoxha: Shqiprim Arifi ka pasur qasje arrogante ndaj çështjes shqiptare

Aktuale

Hoxha: Shqiprim Arifi ka pasur qasje arrogante ndaj çështjes shqiptare

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 21:00
Shqiprim Arifi, Yll Hoxha

Analisti Ylli Hoxha, ka deklaruar se kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka pasur qasje arrogante ndaj çështjes shqiptare.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet “përçarjen e shqiptarëve”, Hoxha ka thënë se në Preshevë ka njerëz të irrituar me këtë situatë.

“Ke pasur një qasje shumë arrogante ndaj çështjes shqiptare kë thënë se flamuri shqiptar që valon këtu është pak problematik”.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Arifit në të njëjtin emision ku ka qenë i ashpër me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas Arifit, Kurti me veprimet e tij në dialog ka bërë “tradhti” ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Kam shumë mirëkuptim për irritimin që komuniteti në Preshevë mund ta ketë në këtë situatë ku anashkalohet Presheva në zgjidhjet që mund të bëhen sepse gjithmonë ka ekzistuar një shpresë mirëpo Shqiprim Arifi nuk mendoj që është personi i duhur që duhet ta shpreh këtë mllef, sepse ai është personi që është zgjedhë me një frymë krejt të re të marrëdhënies me Serbinë, ky ka lobuar për një marrëdhënie ndryshe me serbë, i ka kritikuar lidershipin paraprak sepse ka thënë  unë do të provoj ta kem një marrëdhënie më të mirë, të mësoj serbisht, të nxjerri nga lumi atë që nuk e nxjerrin nga deti… ka ndërtuar koncept pozitiv karshi Serbisë. Kur ti lavdërohesh në formë konsistente nga Vuçiq apo vartësit e tij, kur ti je shembull i integrimit dhe nuk e mohon këtë nuk mund të thuash pas 7 vjetësh që Presheva është e diskriminuar…”, thotë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat