Dardan Molliqaj dënon bastisjet në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit

Aktuale

Dardan Molliqaj dënon bastisjet në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:08
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar bastisjet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar te ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast ka thënë se Gjykata Speciale “të përndjekë edhe vetëm pse flet kundër saj”.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se kjo Gjykatë ka për synim disiplinimin, teksa ka shtuar se i dënojnë ashpër këto bastisje.

“Një gjykatë politike e krijuar për të gjykuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po vazhdon përndjekjet tërësisht politike. Radha u ka ardhur edhe këshillëtarëve të ish-komandantëve të UÇK-së. Sepse synimi i kësaj gjykate nuk është drejtësia por diciplinimi. Lufta e kësaj gjykate nuk është luftë për drejtësi, por luftë për ndryshim të narracionit mbi UÇK-në. Prandaj kjo gjykatë të përndjekë edhe vetëm pse flet kundër saj. Dënojmë ashpër bastisjet e ditëve të fundit në shtëpitë e ish-këshillëtarëve të Hashim Thaçit”, ka shkruar ai.

“Të tilla ngjarje veç po e konfirmojnë edhe më tutje atë që është ditur që në fillim: Gjykata Speciale është krijesë politike dhe përndjekjet e saj veç drejtësi nuk do të sjellin!”, është shprehur tutje Molliqaj.

Mëngjesin e sotëm, ZPS-ja ka kryer bastisje në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Teksa ditëve të fundit ka pasur bastisje edhe te ish-këshilltarët tjerë të ish-presidentit Thaçi, Artan Behrami, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat