Paralajmërohen greva dhe protesta nga punëtorët teknikë të UP-së

Aktuale

Paralajmërohen greva dhe protesta nga punëtorët teknikë të UP-së

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:09
 Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se në takimin e mbajtur të mërkurën me punëtorë teknikë të UP-së, Hasan Prishtina është marrë vendimi që të fillohet me protesta dhe greva.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se 8 nëntori është si dhënë si datë e fundit për veprime lidhur me rritjen e pagave në të kundërtën do të vazhdohet me greva dhe protesta.

"1. Unanimisht u vendos që të fillohet me greva dhe protesta.

2. Mua më kanë dhënë afatin e fundit, 8 nëntorin si datë të fundit për veprime, lidhur me rritjen e pagave, na priftë e mbara”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat