Kurti falenderon Ministrin Rashiq: E qetësoi opozitën – politikani më i popullarizuar në Kosovë

Aktuale

Kurti falenderon Ministrin Rashiq: E qetësoi opozitën – politikani më i popullarizuar në Kosovë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:57
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka falenderuar Ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, për fjalimin që mbajti në seancën ku ai po raporton lidhur me takimin e fundit në Bruksel, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë se Rashiq e qetësoi opozitën me fjalimin e tij.

“Faleminderit ministrit Nenad Rashiq, i cili pati qëndrime shumë racionale, të logjikshme edhe për të kaluarën, edhe për të tashmen, edhe për të ardhmen dhe e falenderoj edhe personalisht sepse e qetësoi opozitën”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje tha për ministrin Rashiq, se sipas matjeve të fundit, është politikani më i popullarizuar në Kosovë.

“Gjithnjë e më shumë ka mbështetje për ministrin Rashiqin në mesin e komunitetit serb. Madje, sipas matjeve të fundit, politikani më i popullarizuar në Kosovë është Ministri Rashiq”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat