“Ҫfarë thanë profesorët ndërkombëtarë për muslimanizimin e shqiptarëve?”

Aktuale

“Ҫfarë thanë profesorët ndërkombëtarë për muslimanizimin e shqiptarëve?”

Nga: H.O. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:32
Ilustrim

Prof.Dr. Enver Bytyqi në një postim të tij në Facebook ka mbështetur tezën e e akademikut britanez Noel Malcolm, për procesin e muslimanizimit të shqiptarëve.

Poashtu, ai ka përmendur edhe deklarata të profesorëve të tjerë si, profesori lumjan në SHBA, Miftar Spahija, Herri Norris e Edith Durham.

Ai ka veҫuar disa deklarata të tyre lidhur me shqiptarët e tyre dhe raportin fetar.

Postimi i plotë:

Në mbështetje të tezës së akademikut britanik, Noel Malcolm, për procesin e muslimanizimit të shqiptarëve:

Profesori lumjan në SHBA, Miftar Spahija, ishte një personalitet me ndikim të madh në Amerikë për interesat e shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Ai ka shkruar shumë letra për presidentët amerikanë në mbrojtje të Kosovës dhe i ka përmbledhur ato në librin e tij "About Kosovo", botuar në vitin 1998 nga SHB "KOHA", në pronësinë time.

Profesor Spahija shkruan gjithashtu në revistën me të njëjtin emër "KOHA", nr 16, datë 16 nëntor 2001, faqe 33, se shqiptarët "nuk u banë muslimanë se s'deshën zotin Krisht, por se nuk deshtën zotin Pop. U banë muslimanë se edhe n'xhenet nuk deshtën me shkue krahas e bashkë me Popat serbizues"!

Më tej profesor Miftar Spahija shkruan: "Kurrkush nuk mund ta qortojë e ta shajë shqiptarin pse u ba musliman. Sikur t'mos ishte ba musliman, do t'ishte ba pro-sllav, do t'ishte ba serb, se gjuha e kishës ishte serbishtja. Pra, me komunikue me Zotin duhej të dijshe serbisht e sot do t'kishte shqiptarë të serbizuem dhe emni shqiptar do t'kishte humb"!

Ndërsa Herri Norris në librin e tij "Islami në Ballkan" shkruan se "Duhet vënë në dukje se në të kaluarën kishte dallim midis islamit sllav, siç praktikohej në Bosnje, dhe islamit më shumë për emër, siç praktikohej midis shqiptarëve"!

Edith Durham shkruante gjithashtu se "Njerëzit e fiseve të Shqipërisë së Veriut janë së pari shqiptarë, që nuk kanë thithur kurrë thellë mësimet e Krishterimit apo të Islamit"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat