​Memli Krasniqi viziton familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: Heronjtë janë më shumë se individë

Aktuale

​Memli Krasniqi viziton familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: Heronjtë janë më shumë se individë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 18:04
Foto nga vendngjarja+

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar sot në trevjetorin e shkuarjes në Hagë, familjet e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Ai me këtë rast ka theksuar se heronjtë janë më shumë se individë, pa çka se bartin emra të përveçëm.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajën dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Për më tepër, kreu i PDK-së thotë se është obligim yni që ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën e tyre për shtet-ndërtim e fuqizim të kombit tonë.

“Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta. Tri vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lindë përsëri”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajën dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull.

Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë.

Sot, është obligimi ynë që ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën e tyre për shtet-ndërtim e fuqizim të kombit tonë.

Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta.

Tri vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lindë përsëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat