Shtyhet greva e punëtorëve teknikë të Qendrës Studentore dhe UP-së

Aktuale

Shtyhet greva e punëtorëve teknikë të Qendrës Studentore dhe UP-së

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:07
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se nuk do të hyjnë në grevë punëtorët teknikë të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore pas takimit me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendin.

Azemi theksoi se ka marrë garanci nga Kelmendi që ministria e Arsimit do t’i shqyrton kërkesat e tyre.

“Sot në takim me zv.ministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi u bisedua për pagat e punëtorëve teknik ne Qendrën Studentore dhe atyre në UP Hasan Prishtina.

 Ishte një takim konstruktiv dhe që sot ministria e Arsimit do t’i shqyrton kërkesat tona, dhe sipas disponimit të kësaj ministrie shpresojmë se kërkesat tona do të përmbushen në tërësi, me çka për momentin hyrja në grevë shtyhet deri në nji vendim tjetër”, shkroi Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat