Deklarata e ekspertit amerikan për Asociacionin, Baton Haxhiut i vjen reagimi i ashpër - zbulohet synimi i tij ndaj Kurtit

Aktuale

Deklarata e ekspertit amerikan për Asociacionin, Baton Haxhiut i vjen reagimi i ashpër - zbulohet synimi i tij ndaj Kurtit

Nga: A.Zh Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:04
Albin Kurti dhe Baton Haxhiu

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka reaguar pas deklaratës së ekspertit amerikan Edward Joseph, se Asociacioni i sotëm do të shmang krijimin e Republikës Srpska në Kosovë.

“Me atë që kam dëgjuar unë, edhe pse nuk është gjë formale, propozimi i SHBA-së dhe BE-së e përmbyll këtë telashin mbi atë se a duhet të jetë Asociacioni në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sigurisht se duhet të jetë në pajtim me atë vendim dhe ky lloj misteri është sqaruar. Propozimi që është bërë është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe për aq sa kam kuptuar modeli i Republikës Serbe është lënë komplet jashtë. Në vend të këtij modeli është bërë një propozim krejt i ri, praktik, i arritshëm dhe që përmbush standardet kushtetuese dhe është në përputhje me atë kolumnen që është shkruar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar”, ka thënë Joseph.

Por, sipas Bytyçit, të kundërtën e asaj që e thotë analisti amerikan, po e komenton portali i gazetarit Baton Haxhiu, përcjell Bota sot.

Siç ka theksuar analisti, synimi i Haxhiut është të thotë se edhe kryeministri I Kosovës Albin Kurti, po bashkëpunon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ashtu si kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Edward Joseph, eksperti amerikan që gjithmonë ka ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe që është shprehur kundër projektit Rama-Vuçiç-Thaçi për ndarjen e Kosovës, edhe pse ish-presidenti i Kosovës i kishte ofruar favore të mbante qëndrim pro këtij projekti, thotë se Asosacioni i sotëm shmang krijimin e një Republikë Srpska në Kosovë.

Por portali i Baton Haxhiut përmes komenteve të një gazetari të tij, Lirim Mehmeti, të cilit i kam thënë në sy në një debat në TOP Channel se “po flas me zëdhënësin e Aleksandër Vuçiç”, ka komentuar faqen e parë të asosacionit. E sipas tyre ky qenka modeli i vitit 2013. Para disa ditësh ky portal publikoi një projekt tjetër dhe thoshte se “është projekti i Edi Ramës, të cilin Albini e pranoi në Bruksel, pasi e kishte kritikuar në qershorin e kaluar. Sot na dhanë një version të Thaçit nënshkruar me Ivica Daçiçin më 19 prill 2013! Pra, herë japin një variant e herë një projekt tjetër, me synimin për të na thënë se “Edhe Kurti është si Rama dhe Thaçi”, pra se kryeministri i Kosovës bashkëpunon me Vuçiç, njësoj si paraardhësit e tij!

Ndërkaq eksperti amerikan na thotë ndryshe. Pohon se projekti i pranuar në Bruksel nuk ka lidhje me Zajednicën Thaçi-Daçiç ose Mustafa – Vuçiç! Atëherë pse portal i Batonit “Albanian Post” bën diversion me projekte të ndryshme të tipit serb?! Sepse ka atë mision: - Të bëjë diversion mediatik te shqiptarët dhe të promovojë sa më shumë të jetë e mundur interesat e Serbisë e të Edi Ramës te publiku shqiptar! Asnjë pule nuk kakaris te Batoni pa xhixha!”, ka thënë Bytyçi, në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat