Haziri pret që Bislimi e Petkoviq të pajtohen javën e ardhshme për marrëveshjet e Kurtit e Vuçiqit

Aktuale

Haziri pret që Bislimi e Petkoviq të pajtohen javën e ardhshme për marrëveshjet e Kurtit e Vuçiqit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:48
Pamje nga takimi

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka ndarë detaje për takimin që zhvilloi sot me emisarin e BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, ku të pranishëm ishin edhe Ramush Haradinaj e Memli Krasniqi.

Në këtë takim Haziri tha se u njoftuan në detaje lidhur me progresin dhe ngërçin politik që ka dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, aty Haziri tha se ka paraqitur qëndrimin e LDK-së se “dialogu nuk ka opsion dhe që është e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve duke përfshirë njohjen e ndërsjelltë”.

Haziri beson që në takimin e ardhëshëm Bislimi-Petkoviq “palët të pajtohen për implementimin e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, respektivisht marrëveshjes së Brukselit të 27 marsit, e njohur si marrëveshja Kurti-Vuçiq”.

Postimi i tij i plotë:

Sot në emër të LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku takova ndërmjetësin ndërkombëtar për Kosovë, z. Miroslav Lajçak, i cili na njoftoi në detaje lidhur me progresin dhe ngërçin politik që ka dialogu për normalizim të raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Paraqita qëndrimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion dhe që është e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve duke përfshirë njohjen e ndërsjelltë.

Pranimi i planit të pesësesh ndërkombëtare dhe takimi me liderët europianë në Bruksel është një kthesë në dialog dhe një pritje për progres.

24 shtatori ka krijuar një ambient të ri politik dhe një ngarkesë të pritur edhe në këtë proces të dialogut.

Besoj shumë që nga takimi i javës së ardhshme do të arrihet që palët të pajtohen për implementimin e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, respektivisht marrëveshjes së Brukselit të 27 marsit, e njohur si marrëveshja Kurti-Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat