“Ta pafsha hajrin” / Gorani e Ramabaja debatojnë ashpër: Ti do që të kthehemi te shkëmbimi i territoreve

Aktuale

“Ta pafsha hajrin” / Gorani e Ramabaja debatojnë ashpër: Ti do që të kthehemi te shkëmbimi i territoreve

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:29
Gorani dhe Ramabaja

Drafti i kryeministrit Edi Rama për Asociacionin, nxiti debat mes dy analistëve Dukagjin Gorani e Sadri Ramabaja.

Teksa po diskutohej për Asociacionin, Gorani i tha Ramabajes që “tash po e pranoni Zajednicën”, e Ramabaja ia ktheu se Gorani ka dëshirë “me u kthy te shkëmbimi i territoreve”.

Pjesë nga debati mes tyre:

Gorani: Qysh tash Zajednica kalon a?

Ramabaja: Kush po të thotë që është Zajednicë Dug, veç pse po ki qejf a? Ti ke dëshirë që të kalojmë te shkëmbimi i territoreve, si alibi për të krijuar një përplasje të re të logjikës politike të kaluar.

Gorani: Nuk është Zajednicë, është krahinë autonome.

Ramabaja: As krahinë autonome nuk është.

Gorani: Sadri unë po të them, unë kam të drejtë me mëndu kështu.

Ramabaja: Unë e kam projektu pak më poshtë…

Gorani: Po pajtohesh me këtë statut?

Këtu, Ramabaja filloi ta jepte një sqarim, ndërsa Gorani i tha: Ta pafsha hajrin mas 10 vjete që na keni shitë mend, sonte apët po më shet mend..

Ramabaja: Unë e di që ti do të na kthesh të shkëmbimi i territoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat