Drejtori i Policisë për takimin me Kurtin: Pres të gjendet zgjidhje për kërkesat e Njësive elitare, shtesat të rriten

Aktuale

Drejtori i Policisë për takimin me Kurtin: Pres të gjendet zgjidhje për kërkesat e Njësive elitare, shtesat të rriten

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se pret që takimin e javës së ardhshme të Njësive elitare të Policisë me kreun e Qeverisë, Albin Kurti të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

Në një adresim para gazetarëve i pari i Policisë shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.

Të gjitha kërkesat ne i kemi proceduar të Ministria e Punëve të Brendshme. Presim që në një takim të ardhëm të gjitha këto me i adresuar, për ta gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në mënyrë që kërkesat e policëve me u realizuar dhe ne të vazhdojmë punën pa telashe”.

Po zgjidhje duhet me gjet dhe do të punojmë me gjet zgjidhje, që policët të marrin pagën që meritojnë. Situata është me plotë ngarkesa. Besoj që do të ketë zgjidhje, për këto deklarata duhet ta pyesin kryeministrin, nuk mund të komentojë deklarimet e tij, unë jam përfaqësues i Policë dhe do të punojë për këtë. Po vijmë që mos të ketë dorëheqje. Me mendojmë që duhet me qenë më e madhe”.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë.

Kjo ngase kryeministri Albin Kurti u ka premtuar se javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë. Ata kërkuan që mos të përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat