Agresioni në Banjskë, Kuvendi miraton deklaratën në mbështetje të rezolutës së PE-së

Aktuale

Agresioni në Banjskë, Kuvendi miraton deklaratën në mbështetje të rezolutës së PE-së

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 12:16
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot deklaratën në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Në sallë ishin 88 deputetë gjithsej, prej të cilëve 86 votuan në favor të deklaratës.

Kujtojmë se më 24 shtator, një formacion ushtarako-policor serb kreu një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë një rreshter i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat