Ben Blushi parashikon: Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, ndryshe rrezikon të ukrainizohet

Aktuale

Ben Blushi parashikon: Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, ndryshe rrezikon të ukrainizohet

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 15:12
Ben Blushi

Ish-deputeti shqiptar, Ben Blushi në promovimin e librit të tij “Komploti” ka komentuar politikën në Kosovoë, duke parashikuar një të ardhme jo të mirë për vendin.

Në Radio Dukagjini, Blushi teksa flet për librin e tij thotë nder tjera thotë se Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë, ose do të ndodhë Ukranizimi i Kosovës.

“E vetmja rrugë që Kosova të shpëtoj nga kjo, është bashkimi me Shqipërinë. Për shkak të ndryshimeve të pritshme në sferën globale, Rusia, Amerika. Këto të dyja krijojnë shumë konflikte, nëse këto të dyja nuk do të ishin në kaq konflikt me njëra-tjetrën nuk ndoshta nuk do të kishte konflikt në veriun e Kosovës, ndoshta nuk do të kishte konflikt në Izrael apo Ukrainë. Bota do të ishte shumë më e qetë. Këto nuk kanë marrëveshje.

Rusia mendon që Kosova duhet t’i takojë Serbisë, Amerika mendon që Kosova duhet të jetë e pavarur. Nëse gjejnë pas 10 vjetësh këto të dyja një marrëveshje, e ajo marrëveshje është në dëm të Kosova, çfarë do të ndodh? E vetmja rrugë është që partitë në Kosovë të mos negociojnë më për targat por për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse ndodh kjo, nuk ka kthim mbrapa, por nëse vazhdon Kosova kështu, veriu i është i rrezikuar. Ukrainizimi i Kosovës nuk është i pamundur, nuk është i përjashtuar, me metodat dhe fuqinë që ka sot Kosova”, thotë Ben Blushi, në Radar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat