Të hënën në Bruksel takohen kryediplomatët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Të hënën në Bruksel takohen kryediplomatët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Kryediplomati evropian, Josep Borrell të hënën në Bruksel do të udhëheq takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, ku do të marrin pjesë edhe kryediplomatët e vendeve të Ballkanit.

Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin. Siç njofton faqja zyrtare e BE-së,

Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon dhe dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.

E pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Takimi do të fillojë në orën 17.30 dhe do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat