Po thonë se Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive, Bytyçi “shuan” shpresat: Mos krijoni iluzione!

Aktuale

Po thonë se Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive, Bytyçi “shuan” shpresat: Mos krijoni iluzione!

Nga: A.Zh Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka thënë se në fushatën "Asosacioni për Komunat me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do të ketë autonomi për serbët”, janë përfshirë edhe miq të Kosovës.

Ai ka kërkuar që të mos krijohen iluzione për një gjë të tillë, pasi të gjitha asosacionet për pakicat në botë krijojnë e japin autonomi për to, përcjell Bota sot.

“Ka nis një fushatë e furishme për tu thënë shqiptarëve se "Asosacioni për Komunat me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do të ketë autonomi për serbët"! Fatkeqësisht në këtë fushatë janë rrëmbyer edhe shumë miq e dashamirë të Kosovës.

Gjithkush duhet të dijë: - Të gjitha asosacionet për pakicat në botë krijojnë e japin autonomi për to. Nuk ndodh e nuk mund të ndodhë ndryshe me Kosovën. Mos jeni naivë dhe mos krijoni iluzione për këtë.

Por gjithë ideja është që asosacioni në rastin e Kosovës të mos japë asnjë kompetencë jashtë rendit të sotëm kushtetues. Të mos mbivendoset ndaj institucioneve qendrore kushtetuese të vendit! Të mos krijojë asnjë boshllëk intepretimi që përdoret si "e drejtë e serbëve në Kosovë për shpërfillje të kushtetutës së Kosovës dhe institucioneve kushtetuese.

Të mos krijojë autonomi për çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Të mos defunksionalizojë gjykatat, prokurorinë, policinë dhe struktura të tjera të shtetit në qendër dhe në komunat përkatëse. Të mos japë kompetenca për bllokimin e projekteve publike të shtetit në territoret ku jetojnë qytetarë me shumicë serbe.

Në arsim e kulturë duhet detyrimisht dygjuhësia. Ndërsa sa i përket besimit fetar, shteti ka e duhet të ketë rol të kufizuar. Megjithatë edhe në ligjin për asosacionin do duhet të sanksionohet se ndalohet urrejtja etnike e fetare, ndalohet çdo veprimtari separartiste e qytetarëve me kombësi serbe, ashtu si e çdo qytetari tjetër të Kosovës”, ka shkruar profesori Bytyçi, në një postim në Facebook.

Se draft-statuti për Asociacionin nuk përmban kompetenca ekzekutive, e ka pohuar së fundmi eksperti amerikan Edward Joseph, i cili ka thënë se informalisht ka mësuar se me këtë draft të emisarëve evropianë dhe amerikanë shmanget krijimi i Republikës Srpska në Kosovë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat