Deklarata e fuqishme: Sa të jenë në pushtet këta dy politikanë, Kosova kurrë s’do të ndahet - do ta fitojë edhe luftën me Serbinë

Aktuale

Deklarata e fuqishme: Sa të jenë në pushtet këta dy politikanë, Kosova kurrë s’do të ndahet - do ta fitojë edhe luftën me Serbinë

Nga: A.Zh Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 08:37
Hashim Thaçi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka shprehur bindjen e tij, se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë dhe nuk do të ndahet derisa atë e udhëheqin Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Sipas tij, me këtë liderë, Kosova do të fitojë edhe në luftë me Serbinë.

“Lexova një status të Profesor Hysamedin Feraj, ku thuhej se masonët e Shqipërisë dhe ata të Serbisë kanë vendosur të bashkëpunojnë dhe janë pajtuar se "Kosova i përket Serbisë"!

Kjo që mendojnë e besojnë masonët shqiptarë e serbë është punë e tyre. Por, Kosova kurrë nuk do të jetë më pjesë e Serbisë, edhe nëse e tërheqin për të njohjen shtetet që komandohen nga masoneria! Kosova, sa kohë të drejtohet nga liderë si Vjosa Osmani e Albin Kurti, gjithashtu kurrë nuk do të ndahet. Do të bëhet shtet i lirë e plotësisht sovran, madje i aftë të përballet e të fitojë edhe në luftë me Serbinë!”, ka shkruar Bytyçi, në një postim në Facebook.

Për idenë e ndarjes së Kosovës, dje ka folur edhe kryeministri Kurti, në Forumin e Paqes në Paris.

Ai ka thënë se ndonëse ndryshimi i kufijve si plan ka dështuar, si ide ende është gjallë te udhëheqësit e Serbisë.

Kurti ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi si përkrahës të kësaj ideje, derisa e ka quajtur edhe lider autoritar.

“Ka pas homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi, sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familjet e tyre dhe shtetet si prona private”, ka deklaruar Kurti./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat