Dëshmitari thotë se është arrestuar nga UÇK-ja për shkak të një sherri me një familje dhe jo për shkaqe lufte

Aktuale

Dëshmitari thotë se është arrestuar nga UÇK-ja për shkak të një sherri me një familje dhe jo për shkaqe lufte

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 12:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Dëshmitari i 35-të (me kodin W04444) gjatë dëshmisë së tij ka pohuar se arrestimi dhe ndalimi i tij në fshatin Likoc nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kishte lidhje as me këta të fundit e as me luftën.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe, dëshmitari pohoi pretendimin se arrestimi dhe ndalimi i tij nga UÇK-ja kishte të bënte me një mosmarrëveshje apo sherr në mes tij dhe një familje nga fshati i tij.

Fillimisht avokati Keohe parashtroi pyetjet për dëshmitarin mirëpo përgjigja e këtij të fundit nuk u dëgjua.

Ju mendoni se qëndrimi juaj është se çfarë iu ka ndodhur, fakti që iu rrëmbyen dhe ndaluan në Likoc, kjo a ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje apo sherri që keni pasur me një familje në fshatin tuaj”, pyeti Keohe

Ndërsa pas riformulimit të pyetjes, dëshmitari pohoi një gjë të tillë.

Pra, ajo se çfarë iu ndodhi juve nuk kishte lidhje as me UÇK-në as me luftën”, pyeti Keohe.

Pas kësaj, Keohe kërkoi që të kalohet në seancë private në mënyrë që të parashtroj pyetje të tjera për dëshmitarin, gjë e cila u aprovua nga trupi gjykues.

Dëshmitari i 35-të dëshmon në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 35-të me (kodin W04444), në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.

Këtë dëshmitar ka filluar që ta merr në pyetje mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Geoffrey Roberts.

Roberts pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtrojë në seancë të mbyllur.

Pas avokatit Roberts, këtë dëshmitarë do ta marrin në pyetje edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë si dhe trupi gjykues.

Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të enjten me 9 nëntor 2023. Gjatë dëshmisë së tij ai ka pretenduar se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat