Murtezaj: Qytetarët me të drejtë janë të brengosur se çfarë përmban drafti i Asociacionit

Aktuale

Murtezaj: Qytetarët me të drejtë janë të brengosur se çfarë përmban drafti i Asociacionit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 00:05
Murtezaj

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, tha se me të drejtë qytetarët e Kosovës janë të brengosur për atë se çfarë mund të përmbaj drafti i Asociacionit.

Në emisionin “Info-Nata”, duke e komentuar përmbajtjen e mundshme të këtij draft-statuti dhe mbajtjen në konfidencë nga ana e Qeverisë së Kosovës, Murtezaj tha se shumë dokumente kanë qarkulluar e pak është bërë transparente nga Qeveria dhe përfaqësuesit e Dialogut me Serbinë lidhur me këtë dokument.

“Me të drejtë qytetarët janë të brengosur çfarë do të përmbaj drafti i Asociacionit, shumë drafte kanë qarkulluar por është përgjegjësia e Qeverisë të cilët udhëheqin me dialogun që të jenë pak më transparent në mënyrë që të largojnë konfuzionin lidhur me atë se çfarë mund të përmbaj një draft apo një draft tjetër i Asociacionit”, tha Murtezaj.

Sipas tij, nga shumë drafte që janë publikuar, disa janë me probleme kur vije puna tek zbatimi. Megjithatë, Murtezaj ka thënë se më me kompetencë do të fliste kur ky dokument përfundon dhe publikohet saktësisht.

“Ne kemi parë shumë drafte, disa janë të pranueshme disa janë me probleme sidomos kur të vjen puna të zbatimi. Por unë dua të jem pak më i rezervuar lidhur me këtë çështje pasi ende disa gjëra nuk janë kryer dhe duhet të presim edhe pak në mënyrë që të mund të japim me kompetencë dhe me saktësi gjykimin tonë”, deklaroi Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat