Deputetja e PDK-së mbron Kuçin, i reagon Ramabajës: Sadri, ti shko “n’Shtime”!

Aktuale

Deputetja e PDK-së mbron Kuçin, i reagon Ramabajës: Sadri, ti shko “n’Shtime”!

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:35
Blerta Deliu

Pas një debati në një nga televizionet tona mes analisti Sadri Ramabaja dhe Natyra Kuçit, ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Deputetja Deliu thotë se është e papranueshme gjuha e Ramabajës ndaj Kuçit.

Sipas saj, Ramabaja me këtë sjellje është e qartë se ka nevojë me vizitu psikiatrinë.

Postimi i plotë:

Sadri, ti shko “ n’Shtime ”!

Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sadri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë!

(Sqarim: Termin “n’Shtime”, duke nënkuptuar institucionin e strehimit të sëmurëve mendor, e përdori Sadri Ramabaja. Gjithsesi, për korrektësi të citatit e shkrova edhe unë. Shtimja është një komunë fantastike dhe asesi nuk duhet të përdoret si term për të përshkruar diçka tjetër)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat