Hoti tallet me Kurtin: Hajt kush po ia qëllon një projekt madhor që është realizu për 3 vite?

Aktuale

Hoti tallet me Kurtin: Hajt kush po ia qëllon një projekt madhor që është realizu për 3 vite?

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:39
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se në tri vite qeverisje të kryeministrit Albin Kurti nuk është realizuar asnjë projekt madhor.

Ai ka thënë se nëse organizohet një kuiz me këtë pyetje, qytetarët e Kosovës nuk e dinë sepse nuk ka ndonjë projekt të tillë.

“Me organizu një kuiz edhe me ju thanë njerëzve – Hajt kush po ia qëllon një projekt madhor që është realizu për 3 vite? Nuk ia qëllojnë njerëzit. Nuk dijnë. Hutohen. E këqyrin njëri-tjetrin se s’mundesh me emëru një projekt madhor që është realizu në 3 vite”- është shprehur Hoti.

Ndërsa tutje gjatë fjalimit në seancë ai ka thënë ka një tendencë nga kryeministri dhe ministrat për ‘dredhim’ të shifrave.

Ai ka kritikuar Kurtin lidhur me shifrat e prezantuara për GDP-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat