Haradinaj pyetet për Radoiçiqin: Nuk kam komunikim me ata që janë të sanksionuar nga SHBA

Aktuale

Haradinaj pyetet për Radoiçiqin: Nuk kam komunikim me ata që janë të sanksionuar nga SHBA

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 23:10
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Milan Radoiçiq

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me ata personat që janë të sanksionuar nga Amerika nuk ka komunikim as si opozitar e as si deputet.

Këtë Haradinaj, e tha gjatë diskutimit pët takimin që kishte me Milan Radoiçiqin në veri të Kosovës.

”Në periudhën e qeverisjës time ata njerëz që janë gjetur në sulm i ka ndjekur drejtësia, që atëherë ai e ka lëshuar Kosovën, jo në qeverisjen Kurti, por në kohën e qeverisjes Haradinaj’, tha Haradinaj për RTV21.

I pari i AAK-së shtoi se ”Nga koha e sanksionimit nga SHBA-të unë nuk kam komunikm me të apo me ata që Amerika e sanksionon".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat