Ndahen 5 milionë euro për blerjen e druve për familjet me asistencë

Aktuale

Ndahen 5 milionë euro për blerjen e druve për familjet me asistencë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:44
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit.

Murati theksoi se mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e financuar nga Bashkimi Evropian, e cila siç tha ai,  kap vlerën 75 milionë euro në total.

Derisa gjatë ditëve në vijim tha se do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

Secila familje që është përfituese e asistencës sociale, këtë muaj do të ketë edhe mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit, përkatësisht blerjen e druve të zjarrit. Në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë për të tejkaluar dimrin me sa më pak vështirësi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam ndarjen e 5 milionë eurove nga Pakoja Energjetike e Bashkimit Evropian, mbështetje shtesë për familjet në asistencë sociale. Mbështetja financiare për këtë masë vjen nga Pakoja Energjetike e finacuar nga Bashkimi Evropian, e cila kap vlerën 75 milionë euro në total. Gjate ditëve në vijim do të bëhet verifikimi i listave dhe MFPT do të njoftojë me kohë edhe përfituesit në lidhje me zbatimin e kësaj mase”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat