Osmani: Mërgata jonë u mbeti besnike rrënjëve

Aktuale

Osmani: Mërgata jonë u mbeti besnike rrënjëve

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:39
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin III të Diasporës në Tiranë.

Nga atje Osmani pati një mesazh për shqiptarët e vendosur gjithkund në botë.

“Përkundër rrethanave të vështira historike, mërgata jonë ka mbetur thellësisht e lidhur me atdheun, duke i mbetur besnike rrënjëve” – tha presidentja në një postim në rrjetin social “X”.

Ajo tutje shtoi se sot gjatë fjalimit të saj në Samit e theksoi rolin historik të mërgatës si shtyllë e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi të shqiptarëve.

Image
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat