“Frika e Kurtit nga kërcënimet e Serbisë, Haziri: Zhvendosje e vëmendjes nga problemet e brendshme

Aktuale

“Frika e Kurtit nga kërcënimet e Serbisë, Haziri: Zhvendosje e vëmendjes nga problemet e brendshme

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 06:00
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për situatën e sigurisë në vend pas paralajmërimeve të fundit për rrezikun e një lufte në Ballkan dhe rigrumbullimin e trupave të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën. 

Ai  tha se paralajmërimet e Kurtit janë më shumë frikë e tij personale dhe zhvendosje e vëmendjes nga problemet e brendshme.

“Paralajmërimi i Zelenskyt është shqetësues sepse kemi të bëjmë me një njeri që është në luftë dhe situata në Gaza ka zvneodsur vëmendjen e botës. Tani jemi prioritet i tretë. Por, vëmendja dhe monitorimi është ende aktiv, nuk ka ndryshuar asgjë. Kryeministri i Kosovës në vend që të merret me probkeme të brendshme dhe prioritetet që ka ky vend për të deeskalu dhe qetësugjendjen në interes të Republikës, ai po vazhdon me mbjellë frikë te njerëzit. Kjo nuk është reale, por zhvendosje e vëmendjesnga problemet e brendshme, potencialisht që lidhen me në raport me Serbinë, marrëveshjen e keqe të Ohrit, draft-statutin.”, tha Haziri.

Haziri tha se Kosova ka këtu trupat e KFOR-it por edhe Ushtrinë e Policinë e saj dhe nuk duhet të shkaktohet frikë në opinion.

Ai tha se edhe qytetarët e Serbisë nuk besojnë që Serbia mund të kthehet në Kosovë.

Haziri tha se janë manovra politike, sepse Serbia ka zgjedhje dhe se Kosovën e përdorin si kartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat