Ndalimi i vizitave te Thaçi e të tjerët, Tomë Gashi: Dështim katastrofal i avokatëve

Aktuale

Ndalimi i vizitave te Thaçi e të tjerët, Tomë Gashi: Dështim katastrofal i avokatëve

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 14:51
Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokat, ka shkruar një status në lidhje me ndalimin e vizitave te Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të cilët po mbahen të paraburgosur nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gashi ka vlerësuar se ky është një dështim katastrofal i avokatëve.

Sipas tij, avokatët duhet t’i këshillojnë klientët e tyre.

“Deshtim katastrofal i avokateve brilante, te paguar rreth 20 milion euro nga Qeveria e Kosoves, e qe, deri ne perfundim te rasteve, do t’i kushtojne buxhetit te Kosoves shume me shume se 20 milion euro.

Avokatet, pervec se t’i mbrojne, duhet edhe t’i keshillojne klientet e tyre!

Ndalimi i vizitave: Prokuroria incizoi bisedat ne Qendren e Paraburgimit, pretendon se Thaçi, Veseli e Selimi u zbuluan vizitoreve detaje per deshmitare.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat