Paga e këshilltarit të Gërvallës, Tahiri: Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e mashtrimit politik

Aktuale

Paga e këshilltarit të Gërvallës, Tahiri: Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e mashtrimit politik

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:28
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pasi një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës paguhet mbi 7 mijë euro në muaj.

Tahiri ka thënë se “heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik”.

“Një qeveri e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik.

Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik. Folni mos shuni”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat