Pjesëtarët e NjSI të armatosur deri në dhëmbë e me plisa publikojnë fotografi për 28 Nëntor

Aktuale

Pjesëtarët e NjSI të armatosur deri në dhëmbë e me plisa publikojnë fotografi për 28 Nëntor

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 08:10
Si duket kjo fotografi është bërë për nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (NjSI) e kanë publikuar një fotografi ku shihen të armatosur deri në dhëmbë dhe me plisa në kokë, duke e festuar 28 Nëntorin.

Si duket kjo fotografi është bërë për nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërsa në muajt fundit NjSI ka luajtur një rol kyç për ruajtjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në veri të vendit.

Një ndër sukseset më të madhe të NjSI është neutralizimi i grupit terrorist serb më 24 shtator në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat