​Stërnipi i Isa Boletinit: Akoma nuk është plotësuar amaneti i gjyshërve tanë

Aktuale

​Stërnipi i Isa Boletinit: Akoma nuk është plotësuar amaneti i gjyshërve tanë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 09:28
Gazmend Boletini

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit në 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka thënë se vetëm të bashkuar mund të dëshmojmë se jemi një shteti i madh e demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë për KP, se eshtrat e Isa Boletinit pushojnë të qetë, derisa theksoi se familjarët e baballarëve të shtetit shqiptarë janë të bashkuar dhe po punojnë, edhe pse nuk kanë mbështetjen e institucioneve.

Boletini: Akoma nuk është plotësuar amaneti i gjyshërve tonë

"Tani këto ditët e festës së madhe kombëtare, janë pyetje të shumta. Ne si pasardhës i shohim gjërat pak më ndryshe në realitet me përudhen kohore e cila ka ndodhur, pra 111 viteve më parë. Është një rast e cila e zgjoi Evropën nga gjumi, edhe pse ajo padrejtësisht e ndau tokat dhe territore tona shqiptare, meqenëse nga ajo periudhë kohore, në vitin 2008, Kosova u bë e pavarur, një shtet demokratik i cili është ende në rrugën demokratik dhe zhvillimit të strukturave dhe ekonomike dhe qytetërimit. Besoj se akoma nuk është plotësuar amaneti i gjyshërve tonë”, tha ai.

Ai shtoi se familjet e baballarëve të kombit shqiptar janë bashkë duke punuar për t’i hequr “pluhurin”, të kaluarës, edhe pse mbështetja e institucioneve po mungon.

Boletini: Eshtrat e Isa Boletinit pushojnë të qetë

“Ne sot në këtë ditë kombëtare ...28 nëntorit u bëmë bashkë me familjarët e heronjve, sikur unë që jam stërnipi i Isa Boletinit, kemi vazhduar rrugëtimin e gjyshërve tonë edhe pse nuk ka qenë e lehtë, por hapat e tyre janë të shenjët, prandaj duke shkuar hapave të tyre kemi korr edhe suksese, sepse kemi lind, jetuar dhe rritur në një sistem ku në atë kohë sociale si në Shqipëri dhe në Jugosllavi, ku Kosova ka qenë pjesë e federatës, nuk kemi pas as mundësi t’i ngrisim këto figura, ose baballarët e kombit shqiptar. Edhe pse përkrahja institucionale akoma mungon për këto figura, ne jemi bërë bashkë duke punuar për t’i heqë pluhurin e të kaluarës dhe kështu jemi bërë një familje e madhe, një shembull që edhe të tjerët të na respektojnë për punën të cilën ne e bëjmë. Unë në Boletin, në ta cilën këtë vit më mijëra fëmijë nga të gjitha shqiptarët e Kosovës, nga shkolla fillore, mesme dhe niveli akademik, të cilat na vizitojnë, është bërë një kështjellë e vizitave, prandaj edhe varri Isa Boletinit dhe eshtrat e tij pushojnë të qetë”, tha ai.

Ai shtoi se bashkimi i shqiptarëve në një shtet, duhet të jetë në vëmendje të të gjitha qeverive.

Boletini: Vetëm të bashkuar i tregojmë Evropës se e meritojmë të jemi popull i madh në Ballkan

"Padrejtësinë që bëri Evropa në të kaluarën e Shën Stefani, Berlini së fundmi edhe Konferenca e Londrës, është një shembull i këtyre tre konferencave në të cilën neve na ka ndarë në dysh dhe ne akoma po jetojmë në pesë shtete si komb shqiptarë padrejtësisht dhe kjo duhet të jetë një vëmendje të gjithë qeverive bashkëpunimi për hir ta kaluarës dhe besoj se vetëm të bashkuar do t’i tregojmë Evropës se ne e meritojmë të jemi një popull i madh demokratik në Ballkan", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat