Rama kujton Adem Jasharin: Erdhi në këtë botë Ditën e Flamurit dhe ike pasi e le trupin si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë

Aktuale

Rama kujton Adem Jasharin: Erdhi në këtë botë Ditën e Flamurit dhe ike pasi e le trupin si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:20
Komandanti legjendar Adem Jashari

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot edhe 68-vjetorin e lindjes së heroit nga Kosova Adem Jashari.

Më anë të një postimi në Facebook, Rama nderon figurën e tij, ndërsa thotë se “erdhi në këtë botë Ditën e Flamurit dhe iku pasi e la trupin si një monument të shtrirë”.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar”, shkruan Edi Rama.

Postimi i plotë:

 68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit❤️🖤

#LAVDI🦅

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat