Molliqaj: Në kohën kur po tentohet afrimi me Serbinë, Specialja po i përndjekë ushtarët e UÇK-së

Aktuale

Molliqaj: Në kohën kur po tentohet afrimi me Serbinë, Specialja po i përndjekë ushtarët e UÇK-së

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:34
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Gjykata Speciale e ka në mandat të gjykojë vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai shtoi se përndjekja e ushtarëve të UÇK-së nga kjo gjykatë po ndodh në kohën kur po tentohet afrimi me Serbinë.

“Millosheviqin e kem largu, Serbinë e kem bombardu tash duhet edhe krerët e UÇK-së mi dënu. E di që dikujt mund ti duket jo logjike por është thellësisht politik. Tash kur Serbisë nuk po ja kërkojnë njohjen, bash tash krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se vperat për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së janë vepra të vjetra të raporteve të UNMIK-ut.

“Por tash që duhet me u ofru me Serbinë duhet me i përndjekë ushtarët e UÇK-së. Gjykata e ka mandat me i gjyku vetëm UÇK-në”, tha Molliqaj.

Kreu i PSD-së shtoi se arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së ka qenë i mundshëm vetëm pas ardhjes së LVV-së në pushtet.

“Kur e panë që populli po e mbështet një subjekt politik që nuk e mbështet UÇK-në e panë që është i mundshëm arrestimi i tyre”, tha Molliqaj.

Ai shtoi se do të pengojnë çdo vizitë të kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat