Kurti: Viktimat e dhunës të ndihen pjesë e barabartë e shoqërisë

Aktuale

Kurti: Viktimat e dhunës të ndihen pjesë e barabartë e shoqërisë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 15:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në kuadër të publikimit të programit të kryerësve të dhunës gjatë 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës gjinore, ka thënë se viktimat duhet të ndihen pjesë e shoqërisë.

“Është e rëndësishme që viktimat e dhunës të ndihen pjesë e shoqërisë në kontributin që japin, në të mirat që marrin dhe në këtë mënyrë të jenë të barabartë me të gjithë”, ka thënë Kurti.  

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dhuna ndaj grave nuk duhet të shihet si çështje personale, por si sociale, kolektive, politike e ekonomike.  

“Si institucione do të vazhdojmë punën tonë në mënyrë që të garantojmë që çdo grua dhe vajzë të ketë jetë të dinjitetshme dhe pa dhunë, atë që ia garanton Kushtetua çdo qytetari të Republikës”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat