Shtyhet deri më 15 dhjetor afati për regjistrimin e targave në RKS

Aktuale

Shtyhet deri më 15 dhjetor afati për regjistrimin e targave në RKS

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:18
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendimin për zgjatjen e afatit të regjistrimit me benefite financiare për pronarët e automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” ose “ĐA”.

Tani sipas njoftimit të Qeverisë, afati për regjistrimin me targa RKS do të bëhet deri më 15 dhjetor 2023.

Ky vendim, sipas njoftimit të Qeverisë vjen si rezultat i një kërkesë të madhe dhe interesit të lartë të qytetarëve për regjistrimin e automjeteve me targa RKS.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023. Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat