Bahtiri: E kam lexuar draftin për Asociacionin, nuk do të zbatohet asnjëherë

Aktuale

Bahtiri: E kam lexuar draftin për Asociacionin, nuk do të zbatohet asnjëherë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:07
Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se e ka lexuar draftstatutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe se i njëjti, sipas tij, nuk do të zbatohet asnjëherë.

Ai, tha se Asociacionin e kërkuar nga evropianët nuk e zbaton as kryeministri Albin Kurti e as presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“E kam lexuar draftin… çdo gjë që folet për të është i kotë. Mendoj që s’do zbatohet asnjëherë. Për arsye se nuk e bën as Albini as Vuçiqi. Janë do pika para se me ardhë te statuti apo drafti që duhet me u përpilu, duhet së pari Serbia t’i bëjë disa hapa dhe ajo nuk i bën”, tha ai.

Tutje, Bahtiri tha se Bashkimi Evropian nuk ka fuqi ta bindë Serbinë për ta njohur shtetin e Kosovës, kjo sipas tij, do të thotë se edhe marrëveshja eventuale do të dështojë.

“Bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE, nuk ka fuqi për ta implementuar këtë marrëveshje. Po ju them se kam qenë në debat, kam qenë në negociata dhe e kam parë fuqinë e BE-së për të vepruar kur është në fjalë Serbia. Është e pamundshme ta bindë Serinë për ta njohur Kosovën, ajo pikë nuk kalon, pa kaluar ajo, nuk bëhet asgjë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat