Bahtiri për Kurtin: Lideri më i fuqishëm në dialog me Serbinë

Aktuale

Bahtiri për Kurtin: Lideri më i fuqishëm në dialog me Serbinë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:19
Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se në dialog me Serbinë, Kosova nuk ka pasur njëri më të fuqishëm se kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti.

Duke theksuar bashkëpunimin e tij të mëparshëm me Kurtin dhe njohurinë e tij për idetë dhe qëllimet e tij, Bahtiri ka vlerësuar se Kurti është njeriu më i përgatitur dhe i pakorruptuar që ka udhëhequr dialogun me Serbinë.

“Unë qysh e njoh Albinin, edhe kam bashkëpunuar me të prej 2014-tën, edhe kur kam qenë në tjetër parti, edhe e njoh idenë e tij dhe shpirtin tij luftarak, të cilin e ka për t’i dalë zot vendit.

Në dialog me Serbinë nuk ka pasur deri më sot njeri më të fuqishëm deri më sot, sepse është i pakurruptuar nuk ka dosje ndër tavolinë i pashatanzhuar, është i përgatitur, mjaft ka njohuri për t’i bindur secilin prej atyre që bisedon me ta se është e vërteta kjo. Mendimin tim e kam mendim timin dhe s’mundet askush të ma mohojë”, ka deklaruar Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat