Agim Bahtiri tregon arsyen se pse dështoi koncerti me Shakirën në Mitrovicë

Aktuale

Agim Bahtiri tregon arsyen se pse dështoi koncerti me Shakirën në Mitrovicë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:30
Agim Bahtiri dhe Shakira

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se plani për ta sjellë Shakirën para pesë vitesh me koncert për hapjen e urës së Ibrit, ka dështuar për shkak të negociatave të KFOR-it për planin e hapjes së urës.

Bahtiri ka deklaruar se marrëveshja për renovimin dhe hapjen e urës kishte përfshirë një koncept të përbashkët që të merrnin pjesë të gjithë, përfshirë edhe serbët dhe shqiptarët me një koncert ku do të këndonte një yll botëror.

Megjithatë, sipas tij, plani për “ndarjen e Mitrovicës” ka ndikuar në dështimin e hapjes së urës dhe sjelljen e Shakirës në Kosovë.

“Marrëveshja cila është bërë në Bruskel për renovimin e urës dhe lirimin e saj për veturë dhe këmbësorë. Mbasi është bërë renovimi i saj, më ka thirrur komandanti i KFOR-it dhe ka thënë se ne do të bëjmë hapjen me një yll të botës që të marrin pjesë edhe serbët, edhe shqiptarët, edhe të gjithë që ta bëjnë një koncept të madh të përbashkët, ai ka qenë mendim i tyre jo i imi dhe unë ia kam dhënë të drejtën atyre që të bëjnë negociata dhe ata kanë bërë negociata për koncert. I pari njeri që ka folur për këtë çështje është komandanti i KFOR-it, i cili ka pasur njerëz të tjerë që të negociojnë për këtë çështje”, ka thënë ai.

“Kur erdhi koha që të lirohet ura, na ka thirrur Apostolova mua edhe Rakiqin në zyrë të vet në Prishtinë dhe na ka thënë se ura nuk po hapet. Zëdhënësi i saj më ka thënë se është në plan tjetër, i cili bjen hapjen e urës dhe plani tjetër ka qenë për ndarjen e Mitrovicës. Kjo është e vërteta, ashtu ma kanë thënë. Ky nuk ka qenë plani im, unë as nuk e njoh atë, kam thënë se do të vijë, se ashtu ka qenë plani, plani dështoi, ura nuk u hap, andaj edhe nuk i besoj Bashkësisë Ndërkombëtare” ka deklaruar tutje Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat