Daçiq tregon se pse Vuçiç nuk e firmos planin franko-gjerman

Aktuale

Daçiq tregon se pse Vuçiç nuk e firmos planin franko-gjerman

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm Serb, Iviça Daçiç ka zbuluar arsyet se përse presidenti Serb nuk ka firmosur planin franko gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për median në Beograd ai shprehet se në këtë dokument ka disa pika që lënë hapësira ose interpretime për statusin e Kosovës.

“Nëse qeveria e SHBA-ve thotë se ky është një plan për normalizimin, jo njohjen, kush mund të thotë të kundërtën e kësaj? Kjo është arsyeja pse Presidenti Vuçiç nuk ka firmosur asnjë dokument. Sepse ka disa detaje të këtij plani me të cilat ne nuk biem dakord. Ne nuk biem dakord me pjesën që ka të bëjë me ndonjë njohje de fakto apo de juro të Kosovës dhe lë hapësira për hyrjen e saj në OKB”, tha Daçiç.

Nga ana tjetër ai ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës serbe, të cilat e akuzojnë Vuçiç dhe qeverinë e tij se ka firmosur marrëveshje që i kanë dhënë Kosovës mundësi për hyrjen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.  

Ministri Ivica Daçiç është pjesë e koalicionit qeverisës të Aleksandar Vuçiç, por në këto zgjedhje kandidon me një koalicion me vet duke shpallur ambicien për të qenë kryeministër i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat