Flet vëllai i pjesëtarit të FSK-së që u arrestua sot: Atë natë ka qenë në shtëpi

Aktuale

Flet vëllai i pjesëtarit të FSK-së që u arrestua sot: Atë natë ka qenë në shtëpi

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 00:24
Kanon Kokolla dhe vëllai i tij

Kanon Kokolla, vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla që u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt ka reaguar në lidhje me këto zhvillime.

Ai për media ka deklaruar se është i shokuar me këto zhvillime dhe se vëllai i tij është i pafajshëm.

Madje, sipas tij, i dyshuari ka qenë në shtëpi atë natë.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di.” – citohet se ka thënë ai për Indeksoniline.

Ndërkohë, arrestimin e pjesëtarit të FSK-së e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” – thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat