Grabitja në Suharekë, Njësia Speciale arreston një person pas bastisjes në argjendarinë ‘Baraku’

Aktuale

Grabitja në Suharekë, Njësia Speciale arreston një person pas bastisjes në argjendarinë ‘Baraku’

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 18:42 Përditësuar në ora: 19:01 më 03.12.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

​Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendari në Prishtinë

Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese sonte në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.

Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.

Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

Pronari i arrestuar po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove.

-------

Njësia Speciale e Intervenimit e Policisë, në këto qaste po e bastisë argjendarin ”Buraku”, pronari i së cilës është arrestuar për bashkëpunim në rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Policia e Kosovës edhe ditë më parë ka bastisur këtë argjendari, e cila pas arrestimit të pronarit është mbyllur.

 

Një i vrarë dhe shtatë të arrestuar ka qenë bilanci i aksionit i të policisë i disa ditëve më parë që ndërlidhet me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Në këtë aksion gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur një polic. Policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, i përfshirë në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat