Bislimi e përmend angazhimin e Kosovës në fuqizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite

Aktuale

Bislimi e përmend angazhimin e Kosovës në fuqizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 17:57
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pr​iti në takim ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite për Kosovë, Faisal Hifzi Ghazi.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se palët biseduan rreth marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ambasadori shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e konsolidimin e bashkëpunimit bilateral e në fusha me interes të përbashkët, si energjia, infrastruktura e arsimi.

Nga ana e tij, Bislimi e mirëpriti përkushtimin e ambasadorit si dhe theksoi angazhimin e Republikës së Kosovës në fuqizimin e marrëdhënieve.

“Vullneti është i përbashkët andaj dhe puna do vijojë bashkërisht në këtë drejtim”, tha Bislimi.

Ai foli dhe mbi potencialin zhvillimor të vendit, mundësitë që i ofron Kosova e format si mund të shërbejnë ato në benefit të thellimit të këtij bashkëpunimi.

U përmendën shkëmbimet e vizitave mes delegacioneve nga Kosova e Arabia Saudite, numri i të cilave po rritet vazhdimisht e që ka hapësirë për intensifikimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat