13 zyrtarë policorë i shtohen Njësisë së Mbrojtjes së Afërt

Aktuale

13 zyrtarë policorë i shtohen Njësisë së Mbrojtjes së Afërt

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
13 zyrtarë policorë

Këtë të premte është mbajtur ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë, të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se ceremonia është mbajtur në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Zyrtarët policorë thuhet se kanë mbajtur trajtimin 12 javor nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht.

“Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, z. Kastriot Jashari nga AKSP,   menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu është drejtuar drejtori i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, i cili i ka uruar zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi siç e ka cilësuar ai, ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.

“Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe tre instruktorë nga FSK-ja edhe AKI-ja”, thuhet mes tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat